Dhunoi bashkëshorten, Solomonit i duhen 300 mijë lekë për të dalë nga burgu!

Gjykata e Tiranës kërkon 300 mijë lekën nga ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, për ta nxjerrë nga burgu. Masa e sigurimit personal “Garancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë” u vendos sot nga Gjykata e Tiranës në seancën e vlerësimit të arrestimit në flagrancë. Kjo garanci duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të garancisë pasurore, por jo të largohet nga Shqipëria deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

25-vjeçari u arrestua në 19 shkurt nga policia e Tiranës, pas denoncimi nga bashkëjetuesja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike.

E.S./Vipsport.al/