De Biazi nuk ndryshon kurrë: Problemi i Portugalisë është që nuk e dinë se do i mundim

Xhani De Biazi duket se edhe Azerbajxhani i tij do tw ketë një “kombinim Balaj-Roshi” e të hyjë në histori duke mundur Ronaldo&Co. në ndeshje zyrtare. Trajneri i cili drejtoi kuqezinjtë në një sukses të tillë dhe në fazwn finale të njw Europiani, nuk ndryshon kurrë mënyrën e tij origjinale për të përshkruar situata e për të motivuar futbollistët për objektiva të pamundur.

Ndaj edhe sot, me shumw humor është munduar ta bëjë njw gjw të tillë duke folur për TMW, kur ështw pyetur se si po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të muajit mars.

“Jam shumw i kënaqur me bashkëpunwtorwt e mi, shpresoj që të arrijmë të bëjmw diëka e rëndwsishme, pwr të treguar se ne italianët nuk shkojmë jashtë për pushime, e as për të kaluar kohën. Pas 20 ditësh nisim rrugëtimin tonë me Portugalinë, problemi kryesor i tyre është se nuk e dinë që ne do t’i mundim. Shpresoj të na përballojnë me mendjelehtësi”, tha De Biazi.

Por sigurisht ai nuk shpreson që ta bëjë një gjë të tillë duke kontrolluar lojën, por duke mbajtur rivalët larg portës. “A e nisim lojën nga poshtë? Jo, ne e duam topin sa më larg të jetë e mundur nga porta jonë! E fluturojmë te këndi në fund, nuk jemi futbolli i evoluar, këtu është bishti i mushkës. Këtu kam objektivin që të mos arrij në vendin  pestë në grup”, shpjegoi De Biazi atë që do të cilësohej njw sukses në këto eliminatore për Azerbajxhanin e tij. /vipsport.al/