

Klevis Dalipi dukej se ishte në rregull me aventurën e tij te Korabi, teksa skuadra ishte konkurruese në Kategorinë e Parë. Megjithatë, ai u largua papritur, teksa për këtë vendim, sqaroi në emisionin “E Hëna Sportive”, se tentoi të bënte hapin e madh.
“Kam punuar me shumë qetësi dhe drejtuesit më kanë mbështetur maksimalisht. Disa largime më bënë të mendoj pak më gjatë, sepse në periudhën e dhjetorit kisha një ofertë nga jashtë. E refuzova, me mendimin që të përforcoja skuadrën me disa element cilësore, që të konkuroja denjësisht për vazhdimësinë e kampionatit”.
“Këta lojtarë nuk erdhën në gjirin e skuadrës. Tentova të bëja hapin e madh, por dështova në këtë pistë dhe në këto moment jam pa skuadër. Por gjithmonë në mbështetje të tyre, sepse skuadra ka një vit që stërvitet maksimalisht, ka luajtur futboll, ka marrë dhe rezulate, por i duhet ajo eksperienca dhe në ndeshje të Kategorisë së Parë duhet një administrim më i mirë”.
“Korabi ka ndryshuar në krahasim me atë skuadër që kam drejtuar unë, ka lojtarë të larguar. Gjithsesi, e ka luksin për ti marrë rezultatet, sepse është një skuadër e mirëstërvitur, aq më tepër që ka një trajner me shumë eksperiencë, siç është Agim Canaj. Përsa i përket ndeshjeve të fundit, mendoj që Korabi ka bërë shumë gabime, e para në Orikum”.
“Skuadrat që pretendojnë për tu ngjitur, mund të humbasin në një përballje direkte, por mund ti rikuperojnë diku tjetër. Fusha e Orikumit nuk është e lehtë, por aty duhet të marrësh maksimumin e pikëve. Korabi ka gabuar si me Orikumin ashtu dhe me Vorën, e ka shumë të vështirë të ndjekë Dinamon apo Burrelin. Ka lojtarë, por jo me eksperiencën e duhur në këto nivele”, u shpreh Dalipi. /VipSport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment