Daja: Jo për të nxjerrë alibi, por fusha kishte një javë pa u vaditur. Të luash kështu e kotë të kërkosh cilësi

Partizani ka lënë pikë në ndeshjen e sotme të Superiores teksa të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertë përballë Apolonisë. Pas ndeshjes, në prononcimin për Supersport, trajneri i Partizanit, Ilir Daja theksoi gjendjen e keqe të fushës në Loni Papuçiu duke theksuar se ajo nuk ishte vaditur prej një jave dhe në këtë formë tekniku shtoi se është e kotë të kërkohet cilësi në futbollin shqiptar.  

“Përtej rezultatit që nuk ishte pozitiv se kishim ardhur për një fitore, kemi bërë gjithë çfarë është e mundur të përmbysnim rezultatin. Patëm raste pa fund, kontrolluam lojën. Na vështirësoi gjendja e terrenit se në 2021 të luash në orën 1 të drekës në një fushë që ka një javë pa u vaditur, bëhet e vështirë. Kemi bërë gjithçka, nga minuta e parë deri te e fundit për të fituar lojën.

Nuk ndikoi barazimi i parë se është para 9 javësh, kemi bërë kampionat të mirë dhe nuk kemi pse kthejmë kokën para 9 javësh. Edhe Melo, edhe Asani janë lojtarë që nuk marrin shumë thellësi, veprojnë mirë me topin. Mënyra e loëjs është që karakteristikat t’i nxjerrim në efiçencë. Por as njëri as tjetri nuk mund të bënin dot më shuëm me këtë terren. Nuk dua të nxjerr alibi, por në fund investohet në futboll dhe kur kemi mundësinë të lagim një fushë për të luajtur siç duhet. Të luash futboll në fushë ku mungon impianti vaditës, është e kotë që kërkojmë cilësi për futbollin shqiptar.

Kordeiro nuk është qendërsulmues, është përshtatur në mungesë të Zhunior. Ne merkaton e kemi pasur të bllokuar, që do të thotë një lojtar i tillë kur luan qendërsulmues më shumë bën 9 fals që mbledh topin dhe hap për të tjerët sesa për të shënuar golin. Kordeiro përpiqet shumë nuk ka bërë stërvitje të rregullt për shkak të disa problemeve shëndetësore, nuk ka formën optimale. Përpiqet të bëjë maksimumin ka bërë mirë për ekipin, por statistikën nuk e kundërshtoj dot. Statistikat japin të dhëna, por duhen interpretuar se mund të bëjë mirë në manovër të ekipit, i ka shkuar mirë manovrës për sa kohë që kemi pasur rezultate pozitive që nga fillimi i vitit përveç me Apoloninë”, u shpreh Daja. /VipSport.al/