COVID kalon për lojtarin e Tiranës, rikthim i rëndësishëm për Shehin

Filip Najdovski ka hedhur pas krahëve COVID-19, teksa mbrojtësi ka kaluar me sukses betejën e tij me infeksionin. Tashmë, mbrojtësi mund të vihet sërish nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, ndërsa duket e vështirë që lojtari të jetë menjëherë në fushë ditën e nesërme kur kryeqytetasit presin Bylisin në Selman Stermasi.

Megjithatë, për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit, Tirana mund të mbështetet sërish te kontributi i Najdovskit. Nga ana tjetër, i padisponueshëm vazhdon të jetë Danso, i cili ende nuk e ka kaluar COVID-19 dhe mbetet i izoluar nga pjesa tjetër.

Kujtojmë se ndaj Bylisit do të mungojë edhe kapiteni Idriz Batha për shkak të kartonëve, ndërsa Kale dhe Torasa nuk janë në maksimum sa i përket gjendjes fizike. /VipSport.al/