Bregu: Teuta kandidate potenciale për titullin, nuk rrezikoj ndeshjen e radhës

Dejvi Bregu duket se po kthehet në lider te Teuta, pasi sot ka shënuar eurogol që në fund I ka dhënë tri pikët skuadrës së Teutës në një ndeshje me kryesuesite  elitës. Në “Gol pas goli” në “Supersport”, Dejvo Bregu sqaron edhe moemntin e dëmtimit dhe ka besim se do të jetë në ndeshjen e radhës në Ballsh. “Që në momentin në pjesë të parë një krosim Todorovski në dyluftim më portierin më ka dhënë një goditje me gju në muskulin e kofshës e nuk mund të vazhdoja më, do të bëj trajtim por nuk besoj se do të humbas ndeshjen e ardhshme”.

“Siç e kam thënë edhe më paër, në fillim kam hasur vështirësi, jo për ambientimin por mënyrën e lojës. Por fatmirësisht sezoni ka ndryshuar e shpresoj ta ndihmoj sa më shumë”.

“Pavarësisht kësaj fitoreje që arritëm sot, edhe më parë ishim në garën për titull, të vetëdijshëm që jemi të fortë në këtë garë”.

“Golin pothuajse të njëjtin rast e kisha me Kukësin, por më iku topi larg. Sot nuk u mendova, e pashë që këndi ishte bosh. Festova me disa çuna nga Durrësi që më thanë se do të shënosh dhe ia dedikoj atyre golin”.

“Të them të drejtën nuk shoh askënd në veçanti, si Vllazninë që ka bërë paraqitje, Partizani me trajner të mirë, edhe për Duron me Laçin kam respekt se janë ekip i fortë. Lufta është e hapur, por shpresoj në fund të dalim ne kampionë këtë sezon”, – tha Dejvi Bregu pas ndeshjes me skuadrën e Vllaznisë, ku ishte heroi i Teutës.

/Vipsport.al/