Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa

Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist në futbollin italian, duke dhuruar paraqitje të mira në radhët e SPAL e treguar se ka formë optimale kur afrojnë ndeshjet e përfaqësueses për kualifikueset e Botërorit. Por kapiteni i kuqezinjve, sot thuajse është bërë personazhi negative i ndeshjes kundër Salernitanës, e cila për fatin e tij të mire u mbyll në barazimin 0-0 dhe mbajti ekipin e qytetit të Ferrarës në zonën e ekipeve që pretendojnë ngjitjen në Serinë A.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Berisha ishte protagonist i disa pritjeve shumë të mira. Por në minutën e 88 të takimit, portieri ndaloi në mënyrë të parregullt Anderson në radhët e ekipit kundërshtar dhe gjyqtari nuk kishte dyshime dhe tregoi nga pika e bardhë. Për fatin e mirë të Berishës, Di Takio gaboi gjithçka në tentativën e tij, duke goditur traversën pasi kishte mposhtur portierin shqiptar duke bërë që sfida të mbyllej pa gola.

Kështu, SPAL mbetet në zonën e ngjitjes në Serinë A, aty ku aktualisht janë edhe Salernitana e Federik Veselit dhe Çitadela e Elhan Kastratit. /vipsport.al/