Beci: Gabimet e gjyqtarëve janë njerëzore, Burreli e dominoi Partizanin

Dritmir Beci ishte protagonist në fitoren 3-1 të Burrelit kundër Partizanit B. Mbrojtësi i matianëve foli në një lidhje “skype” për emisionin “E hëna Sportive” të moderatorit Alban Hasani.

Sipas 24-vjeçarit që ka luajtur në disa ekipe të së Parës, gjyqtarët kishin gabuar sikurse gabojnë edhe sportistët. “Unë them që si ne sportistat, edhe arbitrat mund të bëjnë gabime njerëzore. Unë nuk mund të them diçka më shumë për këtë”.

“Ne e treguam në fushën e lojës që ishim shumë më lart se Partizani. E dominuam lojën në gjitha aspektet. E treguam që ishim më mirë se ata. E mbyllëm ndeshjen me rezultat të pastër”, – tha shkodrani i linjës së djathtë, Ditmir Beci.

E.S./Vipsport.al/