Bardhi: Kastrioti kërkon të sigurojë mbijetesën, pastaj ngjitemi drejt vendeve të Europës

Goli i Devid u ka dhënë 3 pikët skuadrës krutane që hedh një hap të sigurtë drejt mbijetesës pa ndeshje “Play-Off” në fund të sezonit. Patrik Bardhi që ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës krutane këtë sezon, por edhe në ndeshjen e sotme në Korçë, në “gol pas goli”, në “Supersport” ka pohuar: “Nuk është se kemi ndryshuar shumë sjellje, sepse edhe me Apoloninë, ne kemi dhënë më të mirën tone, kemi pasur raste, por fati nuk ka qenë me ne që të shkojmë te goli. Kështu që sot ishte një ndeshje ndryshe dhe ne arritëm që të fitonim ndeshjen, – tha fillimisht Patrik Bardhi, një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës krutane.

“Ne jemi ekip më tepër mbrojtës, preferojmë që të sigurohemi dhe të mbrohemi, pastaj të dalim sipër. Ne punojmë shumë për Dejvid, do mundohemi që ta nxjerrim shënuesin më të mirë të garës”.

“Nuk besoj se jemi afër zonës “Play-Out”, për Europën duhet që të shohim. Matematikisht duhet që të sigurojmë sa më shpejt mbijetesën në elitë, pastaj duke parë e duke bërë”, – tha Patrik Bardhi, një nga më të mirët në radhët e skuadrës krutane këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/