Arteta elozhe për Xhakën: Shembull në fushë, nuk ndalon as kur është i lodhur

Arsenal triumfoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Leister me rezultatin 1-3, teksa një nga më të mirët në fushë për topçinjtë ishte edhe Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare ka marrë lëvdatat edhe të trajnerit Mikel Arteta, i cili është shprehur se ai është një shembull në fushë.

“Nëse duhet të marrë një shembull në fushë për karakterin dhe për mënyrën si shkon drejt sulmit me atë vendosmëri, ai është Xhaka.

Ai ka luajtur më shumë minuta se gjithë të tjerët, por ai vazhdon edhe kur është i lodhur. Ai mundohet të ndihmojë skuadrën në mënyrën e duhur, ashtu siç bën edhe David Luiz”, u shpreh Xhaka. /VipSport.al/