Artan Hoxha dhe skenaret e Kategorisë së Parë: Po ngrihet Erzeni se ka kandidat të fortë në zgjedhje në Shijak

Artan Hoxha mendon se rezultatet e Kategorisë së Parë, do të ndikohen nga situata me zgjedhjet politike në muajt e ardhshëm. Gazetari, i cili është tifoz me Dinamon, insistoi në fjalët e tij në “Procesi Sportiv” se Erzeni kishte hyrë në garë falë interesave politike të presidentit të FSHF-së.

“Shkova të shihja Orikumin me Dinamon se kjo ishte ndeshje shumë e rëndësishme se nëse humbte apo barazonte Dinamo dilte nga gara për të konkurruar në Superiore sipas meje. Se çfarë po ndodh, në Grupin A është Burreli që është konkurrent, i cili pati ndonjë favor. Pashë ndeshjen me Partizanin B dhe ishte shumë dashamirës gjyqtari.

Por ka dalë një skuadër tjetër papritmas, që është Erzeni i Shijakut i cili ishte i fundit me 5 pikë. Dhe sapo hyri filloi duke mundur Dinamon e Orikumin. Nuk e di në çfarë rrethanash por barazoi në Koplik me Veleçikun. Por meqë kemi fushatën zgjedhore përpara, kemi një kandidat të fortë në atë zonën e Shijakut. Është edhe formula e përgjysmimit të pikëve. Dinamo duke mos patur shqiptarë, nuk i bën dot shantazh.

Kush është në Shijak? Po kush doli në foto me kandidatin në Durrës? A është presidenti i Federatës? Si u ngiritka Shijaku me 5 pikë të dalë përpara. Duket ajo dora, jemi para zgjedhjeve, janë vota ato. Kur ngrihet entuziazmi në Shkodër, çfarë bëhet në Shijak?!”, ishte komenti i Hoxhës për situatën në Kategorinë e Parë. /vipsport.al/