Ançeloti promovon “nxënësit” e tij: Pirlo dhe Gatuzo kanë gjithçka për të zgjidhur problemet

Karlo Ançeloti është nga ata trajnerë që gjatë karriesë së tij të suksesshme ka trajnuar shumë futbollistë, e disa prej tyre ditët e sotme kanë marrë edhe profesionin e tij. Dy nga ata janë Andrea Pirlo me Juventusin dhe Xhenaro Gatuzon me Napolin, të cilët në fakt gjatë këtij sezoni kanë pasur disa vështirësi. Megjithatë, Ançeloti duke i njohur mirë, thekson se ata kanë gjithçka për të zgjidhur problemet.

“I ndjek të gjithë lojtarët që kam pasur në karrierë. Sigurisht, nuk kanë të gjithë eksperiencën që kam unë, por në anë pozitive do të thotë që ende janë të rinj. Bota e futbollit sjell shumë kritika dhe kjo është e pashmangshme. Por, ata e dinë më mirë se unë dhe për të marrë një shembull është Pirlo dhe Gatuzo.

Ata kanë gjithçka për të zgjidhur problemet respektive. Para disa ditëve kam folur me Pipo Inzagin, është një prej të cilëve flas më shpesh. Jam shumë i lidhur me të, ashtu si edhe lojtarët e tjerë te ai Milan. Sa i përket titullit, shpresoj ta fitoj Milani edhe pse mendoj se është e vështirë sepse Interi është i fortë. Kam frikë se Konte, miku im, nuk do të ma plotësoj këtë dëshirë”, u shpreh Ançeloti. /VipSport.al/