

Partizani-Laçi, ishte një nga kryendeshjet e Superiores në javën e kaluar, teksa këtë sfidë që u mbyll në barazim 1-1, është ndalur ta analizojë edhe Julian Ahmataj. Ish-trajneri i Skënderbeut, i ftuar në emisionin Skaner, u shpreh se trajnerët repektivë e kishin përgatitur mirë ndeshjen në aspektib faktik, ndërsa shtoi se në pjesën e dytë, Laçi e befasoi Partizanin.
“Trajnerët kishin përgatitur cdo gjë mirë në aspektin taktik. Manovrat e skuadrave funksionuan. Besoj në pjesën e dytë Laçi, me ndryshimet e bëra, e gjeti në befasi Partizanin. Çdo skuadër që është në disfavor do japë diçka më tepër. Në pjesën e dytë Laçi u fut për ta ndryshuar ndeshjen, ndërsa Partizani për ta mbrojtur rezultatin.
Çdo skuadër që është në humbje do të japë më shumë për të arritur te goli dhe kjo në fushë përkthehet si dominim. Laçi funksioni me skemën e re, ndërsa Partizani çedoi. Shikoj që sulmuesit nuk ishin aty ku duhet për ta çuar ekipin përpara. Rastet më të mira për Laçin, por shënoi gol në pjesën e dytë dhe kjo është meritë e sulmuesit që shënoi”, u shpreh Ahmataj. /VipSport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment