Agjenti i Alaba ndez konkurrencën: Vetëm PSG është e gatshme ta kënaqë

David Alaba tashmë e ka zyrtarizuar largimin nga Bajern Mynih në fundin e sezonit. Austriaku nuk pranoi rinovimin dhe mund të largohet si futbollist i lirë. Në këtë formë, shumë klube kanë nisur kontakte për ta pasur në organikë një lojtar multifunksional si Alaba.

Favorit për të nënshkruar me të dukej se ishte Real Madrid apo edhe Mançester Siti, mirëpo së fundmi agjenti i Alaba thekson se Pini Zahavi se vetëm PSG është e gatshme ta kënaqë.

Një deklaratë e cila ndez më shumë konkurrencën mes klubeve, të cilat duhet të nxitojnë për të gjetur marrëveshjen me lojtarin para se dikush tjetër t’iu marrë mundësinë. /VipSport.al/