

FSHF ka publikuar sot një tjetër tabelë statistikore sa i përket Kategorisë Superiore dhe mënyrës se si funksionon raporti i mbajtjes së topit dhe gjuajtjeve në portë. Qartësisht, mbajtja e topit të jep më shumë mundësi që të kontrollosh lojën e të tentosh portën, por jo të gjitha ekipet që mbajnë shumë topin e bëjnë një gjë të tillë.
“Tre skuadrat që kanë më pak zotërim topi, kanë dhe më pak gjuajtje në portë. Por Bylis, që ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e zotërimit të topit, është skuadra që gjuan më shumë në portën kundërshtare në të gjithë kampionatin. Vetëm Vllaznia ka vlera të larta si në zotërimit e topit ashtu edhe për gjuajtjet në portë, ndërkohë që dy skuadrat e kryeqytetit nuk bëjnë të korrespondojë kontrolli i topit me gjuajtjet që bëjnë në portë.
Arsyet e kësaj diference të dhënash bazohen kryesisht te vertikalizimi dhe cilësia e vertikalizimeve që bëhen gjatë ndeshjes”, shkruhet në analizën e shkurtër të FSHF-së që publikon të dhënat statistikore të elitës së futbollit shqiptar deri tani. Në të dhëna shihet qartësisht se nuk ka një ekip i cili është dominues në mënryë të ndjeshëme ndaj të tjerëve, pasi ekipi që ka më shumë topin në kontroll në Superiore, Vllaznia, kalon 54%. /vipsport.al/

more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment