Zidan për golin kundër Atalantës: E kishim provuar në stërvitje, por duhej ta bënte një tjetër dhe jo Mendi

Real Madrid me shumë vështirësi ia doli të mposhtte Atalantën në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve. Edhe pse kishin epërsinë me një lojtar më shumë në fushë nga minuta e 17, pasi italianët u ndëshkuan me të kuq, sërish madrilenët e zgjidhën takimin vetëm katër minuta nga fundi. Ai që realizoi ishte Ferland Mendi që goditi nga distance duke tundur rrjetën.

Megjithatë, duket se nuk ka qenë ky plani i trajnerit Zinedin Zidan, i cili pas ndeshjes thekson se mënyra e realizimit të golit ishte provuar në stërvitje, por jo me finalizues Mendi, por një tjetër.

“Mënyra e realizimit është provuar gjatë seancave stërvitore. Ne e kemi provuar atë skemë me një lojtar tjetër, por Mendi ia doli të gjente golin. Kur i duhet të godasë fort, Mendi mund ta bëjë edhe me të djathtën, ndërsa të majtën e ka më shumë preçize”, u shpreh tekniku francez. /VipSport.al/