

Vllaznia bëri një hap fals në këtë javë të Superiores duke qenë se la dy pikë të vlefshme në transfertë me Skënderbeun, pas barazimit 1-1. Megjithatë, shkodranët duhet të kënaqen me faktin se edhe pse diferencat me ndjekësit janë shkurtuar, sërish mbeten në vend të parë dhe e kanë ata vetë në dorë fatin e tyre për sezonin.
Ndeshja e radhës e kuqebluve është ajo ndaj Tiranës në Loro Boriçi. Një “Klasike” e futbollit shqiptar, teksa shkodranët janë të detyruar të reagojnë dhe të marrin pikët e plota. Në këtë aspekt, trajneri Tomas Bërdariç do të ketë më shumë alternative për të zbatuar planin e tij dhe për të marrë fitoren. Vllaznisë i rikthehen nga pezullimi tre lojtarë. Bëhet fjalë për Isaevskin, Imamin dhe Imerin.
Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë është edhe ai i rikuperimit të Markut, që së fundmi ka munguar për çështje dëmtimi. Kështu, ndaj kryeqytetasve, kuqeblutë do të rikthehen të jenë më të plotë dhe të bashkuar për të vazhduar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. /VipSport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment