

Kur Lionel Mesi është në formë të mirë, edhe Barcelona është në formë të mirë. Kjo kuptohet më mirë se kurrë në këtë edicion në La Liga, ku paraqitjet e skuadrës kombinojnë qartësisht me ato të futbollistit argjentinas.
Sot, ai udhëhoqi skuadrën e tij në suksesin e rëndësishëm 3-0 ndaj Elçe, duke qenë protagonisti kryesor i fitores që e çoi Barcelonën 2 pikë larg Real Madrid të vendit të dytë. Pas një aksioni të shkëlqyer personal, ai kombinoi me Breithuejt dhe çoi vetë topin në rrjetë në fillimin e pjesës së dytë. Pak minuta më vonë, ishte një pasim i De Jong që i dha mundësinë që të dyfishonte shifrat, duke vënë në kasafortë këtë duel, Edhe goli i tretë mbante firmën e Mesit, pasi ishte ai që nisi aksionin i cili në fund u finalizua nga Zhordi Alba.
Një 3-0 që qetëson pak situatën te Barceloa, si dhe dy gola për Mesin që e kthejnë atë përsëri në kreun e garës për golashënuesin më të mirë në La Liga, Ai arriti shifrën 18 duke lënë pas mikun Luis Suarez, i cili ka shënuar deri tani 16 gola në eksperiencën e tij të pare me Atletiko Madrid. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.
Leave a Comment