Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Uzuni realizon një kryevepër, goli i 8 çon në +17 Ferencvaroshin

Myrto Uzuni po shpërblen gjitnjë e më shumë besimin e Ferencvaroshit që e bëri atë blerjen më të rëndësishme të merkatos së verës. Pas kontributit për të çuar ekipin në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, tani sulmuesi po merr një rol thelbësor në mbrojtjen e titullit kampion, duke ndihmuar skuadrën hungareze që të “vrasë” kampionatin që në muajin shkurt.

Në ndeshjen e sotme ndaj Honved, një sfidë delikate edhe pse ishte ndaj një prej skuadrave që mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit, Ferencvaroshi ka triumfuar falë golit të sulmuesit shqiptar në fillimin e pjesës së dytë.

Uzuni përfitoi nga një top i kthyer nga mbrojtja e Honved për të dërguar sferën në rrjetë me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës që nuk I la mundësinë portierit që të reagonte. Ky ishte goli i 8 për sulmuesin në këtë kampionat ku po i afrohet pak nga pak rekordit të tij personal me 9 gola në kampionat, të realizuar edhe me Laçin, edhe me Dinamo Zagreb në edicionin e kaluar. Këto gola kanë ndihmuar Ferencvaroshin që të krijojë një shkëputje aq të madhe nga ndjekësit sa tashmë është 17 pikë larg vendit të dytë në rendije e praktikisht ka vendosur në kasafortë titullin kampion. /vipsport.al/