VIDEO / Shkroi historinë përballë Shqipërisë me “Tre luanët”, sot i braktisi për Gjermaninë

Xhamal Musiala është kthyer brenda pak ditësh në protagonistin kryesor të panoramës së futbollit botëror. Adoleshenti i talentuar, u bë rekordmen për klubin e Bajern në Ligën e Kampioneve, kur shënoi mbrëmë përballë Lacios, duke lënë vulën e tij në suksesin 4-1.

Të gjithë e kishin cilësuar një talent të destinuar për t’u bërë i madh dhe djaloshi duket se ka premisat e duhura për të përmbushur pritshmërinë. Por ajo që ka dalë jashtë pritshmërisë, ishte vendimi i tij për të braktisur Anglinë. Musiala ka përfaqësuar “tre luanët” në kombëtaret e moshave, por pas një bisede me trajnerin Joakim Lëv, mesfushori i Bajern Mynih vendosi që të zgjidhte përfundimisht Gjermaninë e të lunate me këtë të fundit pasi ka lindur në Shtutgart.

“Në fund dëgjova zërin që më thoshte prej kohësh që të luaja për Gjermaninë, vendin ku unë u linda, do të ishte zgjedhja e duhur. Megjithatë, nuk ka qenë një zgjedhje e thjeshtë për mua”, tha sot Musiala duke konfirmuar zgjedhjen e tij për të braktisur Anglinë, pas takiemve që kishte patur me Sauthgejt e Lëv. Ky i fundit e kishte analizuar aq me detaje sa adoleshenti kishte mbetur i mahnitur nga mënyra se si ai e njihte. Pikërisht kjo analizë e kishte bindur se interesi i Gjermnaisë ishte më i madh e për këtë arsye, Musiala kishte vendosur të vishte fanellën e saj.

Padyshsim që ky është një zhgënjim i madh për Anglinë, e cila e kishte trajtuar me kujdes këtë talent në përfaqësueset e mdshave, e së fundi, edhe kishte djegur etapat për të, duke e aktivizuar që 17-vjeçar në radhët e Anglisë U21. Ajo ndeshje e vetme ishte ndaj Shqiëprisë, në kualifikueset e Europianit, takim në të cilin Musiala la shenjë duke shënuar në portën e Gentian Selmanit në suksesin 5-0 të Anglisë. /vipsport.al/