VIDEO/ “Se po na pret gjithë vendi me shpresë”, motivimi i patriotit Marku para se të futet në ring

Florian Marku është nga ata që flamurin e Shqipërisë mundohet ta nderojë gjithnjë, teksa pasi e bëri këtë me sportin e kikboks, tashmë, ai po korr sukses edhe në boks. Të shtunën në mbrëmje, në Londër, Florian Marku mposhti me anë të një performance të shkëlqyer rivalin e tij, Rajlan Çarlton.

Marku dhuroi spektakël në ring, ndërsa kundërshtari u detyrua të dorëzohej në mënyrë që të mos përfundonte edhe më keq. Ndërkaq, Marku ka postuar në llogarinë e tij zyrtare Facebook, mënyrën se si motivohet para se të zbresë në ring.

Teksa është duke bërë provat e fundit, në sfond dëgjohet një këngë patriotike, si një zgjedhje për ta motivuar në maksimumin boksierin, i cili në një moment këndon rreshtat “Se po na pret gjithë vendi shpresë”. /VipSport.al/

Video e Florian Markut para se të futet në ring: