VIDEO / Ronaldo nuk ndalet së shënuari, por Juventusi sheh titullin t’i largohet

Kristiano Ronaldo ka shënuar sot golin e tij të 19 në këtë sezon në Serinë A, por portuegzi ka pak pse të festojë pasi Juventusi i tij ka shënuar një tjetër ndalesë në kampiaonttin Italian. Bardhezinjtë kanë frenuar në barazimin 1-1 ndaj Veronës dhe u japin mundësinë skuadrave milaneze që t’i largohen përsëri ekipit të drejtuar nga Andrea Pirlo.

Pjesa e parë pa një Juventus më agresiv në fushë, por pa treguar shumë qëndrueshmëri në lojën e vet, duke gabuar edhe gjëra shumë të thjeshta në vijën e sulmit ku Ronaldo nuk ishte thumbues si zakonisht. E megjithatë, ishte pikërisht portugezi ai që diti të shënonte golin e avantazhit për Juventusin kur regjistrohej minuta e 49 e takimit.

Më pas, bardhezinjtë u munduan të administronin lojën, për të qetësuar ritmin dhe për të mbyllur ndeshjen me ndonjë kundërsulm. Por Verona nuk u dorëzua dhe pas disa tentativave, gjeti barazimin falë goditjes me kokë të Barak dhe i shkoi afër edhe golit të fitores duke goditur traversën. Zgjimi në fund i Juventusit ishte shumë vonë dhe pa se si sfida u mbyll me barazimin 1-1.

Kështu, Juventusi merr vetëm një pikë, që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë në luftën për titull në Itali, duke parë ritmin që po ecën sidomos Interi në këtë periudhë të sezonit. /vipsport.al/