

Një episod që trembi shumë persona ishte ai i mbrëmjes së djeshme në fund të sfidës mes Atalantës dhe Napolit. Sulmuesi Viktor Osimhen përplasi dhunshëm pjesën e pasme të kokës në tokë dhe si rrjedhojë humbi ndjenjat.
Menjëherë mjekët ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa e shoqëruan për në spital, aty ku futbollisti ka kaluar të gjithë natën për çështje sigurie. Edhe pse atë moment të përplasjes Osimhen nuk e mban mend, sërish fatmirësisht situata paraqitet e mirë dhe sot sulmuesi do të largohet nga spitali.
Por, për t’u rikthyer në fushë do të duhet të kalojnë disa ditë dhe kështu ai do të humbasë ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Granadës, si dhe atë në kampionat ndaj Beneventos, me synimin për të qenë në dispozicion më datë 3 mars në sfidën ndaj Sasuolos. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment