VIDEO/ Nuk ka gola në Kamëz, Kastrioti-Apolonia e mbyllin në paqe

Pas dy humbjeve radhazi, Kastrioti nuk ia ka dalë të rikthehet sërish te fitorja, teksa ditën e sotme ka barazuar në Kamëz 0-0 me Apoloninë. Krutanët provuan të merrnin maksimumin, megjithatë duke parë klasifikimin mund të mbeten të kënaqur edhe me një pikë.

Nga ana tjetër, ky barazim nuk lë shumë të kënaqur të besuarit e trajnerit Kamarata duke qenë se ata mbeten në vendin e parafundit të Superiores, katër pikë larg Bylisit të vendit të tetë, pozicion që garanton play-out.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, pasi kampionati ende ka më shumë se një fazë të mbetur dhe situata mund të ndryshojë për fierakët, ashtu si edhe për krutanët që duken të favorizuar në këtë garë për mbijetesën. /VipSport.al/

Kastrioti-Apolonia 0-0

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Hidi, Deliaj, Shkalla, Çela, Prodani, Nuriu, Mehmeti, Moraesh, Bardhi, Rezi, Devid
Trajner: Ramadan Ndreu

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Haxhiu, Smaçi, Yeboah, Mehmeti, Mihana, Krasniqi, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata