

Real Madrid ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 udhëtimin e vet në Bergamo në Ligën e Kampioneve përballë Atalantës. Skuadra e Zidan, pavarësisht mungesave, ka marrë një rezultat shumë të mirë që duhet të administrojë në sfidën e kthimit, për të vazhduar më tej në çerekfinalet e turnout.
Ndeshja e sotme u ndikua që në minutat e parë nga një vendim i gjyqtarit i cili nxori me të kuq Frojler, për një faull ndaj Mendi, një vendim që është interpretuar si i tepruar nga ai. Në inferioritet numerik, Atalanta e kishte më të vështirë të luante kundër madrilenëve duke lëshuar terren e vuajtur dominimin e topit të skuadrës spanjolle.
Por kjo e fundit nuk arriti të çante mbrojtjen e ngjeshur me Gjimshitin në krye dhe u desh vetëm një gjuajtje nga jashtë zonës e mendi që të vuloste fatin e sfidës me golin që dekretoi rezultatin 1-0.
Atalanta-Real Madrid 0-1
86′ Mendi
Atalanta: Golini;
Toloi, Romero, Gjimshiti; Maehle, De Run, Frojler, Gosens; Pesina; Zapata,
Muriel.
Trajner: Xh. Gasperini
Real Madrid: Kurtua,
Lukas Vazkuez, Varane, Naço, Mendi; Kasemiro, Kros, Modriç; Asensio, Isko, Vinicius.
Trajner: Z. Zidan
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.
Leave a Comment