VIDEO / Ndeshje për kornizë mes Partizanit e Laçit, në fund kënaqen me nga një pikë

Partizani dhe Laçi kanë dhuruar një ndeshje shumë të bukur, të denjë për statusin e pretendentëve që kanë në luftën për titullin kampion në Superiore. Një duel i luftuar në çdo top që kja parë aksione sa në një krah në tjetrin, betejë takike dhe gola mjaft të bukur.

Por në fund, sfida ka parë vetëm dy gola, një të shënuar nga Çinari në limitin e pjesës së parë, e një tjetër të shënuar nga Harmon në të dytën që barazoi shifrat. Ky barazim 1-1 kënaq përgjysëm skuadrat, pasi nuk marrin pikët e plota, por që gjithsesi arrijnë të shkurtojnë me një pikë diferencën nga Vllaznia të cilën e ndjekin në luftën për titull.

PARTIZANI-LAÇI 1-1
45’+1′ Çinari / 64′ Harmon

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kote, Bardhi, Çinari, Kordeiro (74′ Cara), Kardozo (61′ Asani).
Trajner: Ilir Daja

LAÇI: Sherri, Selmani (46′ L. Ramos), Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja (86′ Malota), Turkaj, Xhixha (90’+3′ Kerciku), Harmon.
Trajner: Shpëtim Duro

KV: Kote

Gjyqtar: Kridens Meta

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+3’ Partizani i afrohet golit në fund pas nëj aksioni të shpejtë. Asani gjuan brenda zonës, por sfera devijohet nga mbrojtësit.

90’+1’ Harkim në zonë nga këndi për Partizanin, Sherri del në mënyrë të gabuar, mbrojtësit e Laçit largojnë topin ndërsa gjyqtari Meta ndal lojën duke sinjalizuar një prekje të paqenë të topit me dorë për Belicën.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Goditje dënimi në kufinjtë e zonës për Partizanin, Bardhi nuk përfiton duke përplasur topin në mur.

83’ Përsëri Laçi, këtë herë me Lushkjen i cili gjuan një penallti në ecje, por gjen këmbët e Kotes dhe më pas mbrojtja largon.

83’ Luftë për çdo top nga të dy skuadrat. Laçi përfiton nga një largim i gabuar i Partizanit për të krijuar një mundësi më Harmon, i cili gjuan nga e djatha por gjen përgjigjen e Hakajt i cili largon sferën.

74’ Një gjuajtje e Turkajt kthehet në asist për Harmon në qendër të zonës, por sulmuesi vonohet në mënyrë të pakuptimtë dhe sfera largohet nga mbrojtësit.

71‘ Goditje nga distanca e Asanit, Sherri grushton dhe rrezikon, pasi Kordeiro thuajse sa nuk ndal topin në zonë i vetëm para portës.   

69’ Partizani duket se është tronditur nga goli dhe Laçi po përpiqet të përfitojë, duke rritur agresivitetin në sulm e duke mbyllur të kuqtë në portën e tyre.

64’ GOOOL Laçi, shënon Harmon. Harkim pefekt nga e majta i Turkajt, sulmeusi godet me kokë dhe Hoxha nuk ka kohë as të reagojë.1-1

61’ Daja hedh në fushë Asanin në vend të Kardozos, duke lëvizur Çinarin në majën e sulmit.

58’ Shehu jep një tjetër pasim të artë për Harmon në të majtën, gjuajtja e rrufeshme e sulmuesit përfundon në rrjetën e jashtme të portës së Hoxhës.

52’ Lushkja provon të djathtën e tij nga distanca pas një prekje të zgjuar te Shehut, topi përfundon në duart e Hoxhës.

50’ Bitri del në ndihmë të sulmit dhe provon të nisë një top për Çinarin. Sherri del dhe kontrollon sferën.

46’ Ndeshja rifillon me një ndryshim te kurbinasit, pasi Lukas Ramos ka zënë vendin e Selmanit.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.

45’+1’ GOOOL Partizani, shënon Çinari. Aksion i gjatë i Partizanit me Hakajn nga e majta i cili gjen Çinari në zone. Gjuajtja e tij është pefekte dhe përfundon në rrjetë, ngjitur me shtyllën.

45‘+1’ Kardozo mban topin në qendër dhe pason për Çinarin, i cili me thembër mundohet të shënojë mes mbrojtësve, por Selmani bllokon sferën para se të kalojë vijën e portës.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Ndeshje që luhet me një shpejtësi të jashtëzakonshme pasi situatat zhvendosen sa në një anë, në tjetrën. Duele të panumërta në mesfushë me ekipet që nuk tërhiqen në përplasjet për çdo top.

31’ Bardhi nxjerr Çinarin të vetëm para Sherrit. Gjuajtja e sulmuesit është e pasaktë duke shpërdoruar një rast të pabesueshëm për të shënuar.

27’ Kudnërsulm i shpejtë i Partizanit me Kardozon i cili vonohet në gjuajtje. Sfera shkon gjithsesi te Çinari i cili provon roveshatën, por duke dërguar topin jashtë.

24’ Kundërzbritje e shpejtë e Lacit me Xhixhën në të djathtën. Topi I tij në qendër është perfekt për Harmon. Sulmuesi i shmanget Belicës dhe tenton portën, por diagonalja e tij përfundon jo shumë larg katërkëndorit.

20’ Marku nis një top të telekomanduar për Xhixhën në qendër të zonës. Sulmuesi gabon gjithçka duke mos kontrolluar sferën si duhet dhe e gjuan mbi traversë, ndërsa sinjalizohet më pas për prekje të topit me dorë.

18’ Xhixha kontrollon topin mes tre lojtarësh në zonë, arrin të harkojë në shtyllën e dytë nga e djathta për Turkajn. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga mbrojtësit e Partizanti dhe përfundon në duart e Hoxhës.

14’ Aksion individual i Bardhit i cili merr topin në qendër para zonës dhe driblon këdo që i del para derisa del në të djathtën. Harkimi i tij gjen në anën tjetër Hakajn që gjuan me forcë, por sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

9’ Mosmarrëveshje mes Hakajt e Belicës, Xhixha përfiton për të rrëmbyer sferën në zonë, por pasimi i tij në qendër largohet nga Mala i kthyer në ndihmë të mbrojtjes. Presion i vazhdueshëm i Laçit në këto minuta të para.

3’ Deliu ekzekuton direkt në portë një goditje dënimi nga rreth 25 metra, sfera përfundon jashtë e shoqëruar nga Hoxha.  

1’ Nis ndeshja me topin nga qendra që luhet nga Partizani.