VIDEO / Milani merr tre pikë të rënda, Roma humb shansin e podiumit

Milani ka siguruar një fitore shumw tw rëndësishme në luftën pwr titullin kampion, duke mos lejuar ararratinë e skuadrws së Interit, që po marshon me njw ritëm të jashtëzakonshëm në këtë pikw tw sezonit. Skuadra e Piolit ka mundur në kryeqytet Romwn, duke dhwnw njw mesazh të qartë se kërkon tw vazhdojë të rivalizojë pwr titullin kampion deri nw fund me zikaltërit.

Në njw pjesë të pare me shumw gabime nga të dy skuadrat, goli i vetwm erdhi me penalltinë e Kesit në fundin e fraksionit tw lojws, që i dha qetwsi Milanit. Barazimi i shpejtë i Veretu la të mendohej se Roma do të mund tw kthehej në ndeshje, por Rebiç vendosi përsëri në avantazh kuqezinjtë me një diagonale të shkëlqyer. Ky rezultat rezistoi deri në fund, duke i dhënë Milanit tre pikw që marrin shumw vlerë duke parë edhe ndalesën e Juventusit.

Ndërsa Roma dështon përsëri përballë skuadrave të mëdha që ka rivale direkte në renditje. Skuadra e Fonsekës lë si zakonisht shumw pwr të dëshiruar e tashmw mbetet për momentin jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.

ROMA-MILAN 1-2
50′ Veretu / 42′ (p) Kesi, 58′ Rebiç

ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Facio, Kristante, Mançini; Karsdorp, Veretu, Vijar, Spinacola; Pelegrini, Mkhitarian; Majoral.
Trajner: Fonseka.

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Kesi, Tonali; Saelemaekers, Çalhanollu, Rebiç; Ibrahimoviç.
Trajner: Pioli.