VIDEO / Milani kualifikohet me vuajtje në Ligën e Europës, eliminohen Leister e Leverkusen

Milani ka siguruar praninë në turin tjetër të Ligës së Europës duke fituar vetëm falë rregullit të golit jashtë fushe përballë Crvena Zvezdës. Kuqezinjtë për pak sa nuk u turpëruan sot përballë ekipit serb, i cili pas 2-2 të ndeshjes së parë iu afruan shumë mrekullisë në takimin e kthimit.

Edhe pse Milani gjeti golin i pari me anë të penalltisë së Kesi, nuk diti të administronte sfidën e për më tepër, dhuroi një tjetër paraqitje shumë të dobët. Nabuhane u kthye në një rrezik konstant për prapavijën e Milanit dhe fillimisht pa t’i anullohej një gol pas një prekje topi me dorë, e më pas arriti të mposhte Donarumën me një diagonal të pakapshme në shtyllën e dytë. Serbët tentuan disa here të vinin në vështirësi ekipin Italian edhe pse luajtën 20 minutat e fundit me një futbollist më pak pas kartonit të kuq të Gobeljiç. Gjithsesi, kuqezinjtë u mbrojtën me shumë forca edhe pse në superioritet numerik, duke mbyllur sfidën me shifrat 1-1 që i mjaftuan për të shkuar mes 16 skuadrave më të mira në turne.

Në turin tjetër kaluan siç pritej pa shumë probleme edhe Roma me Mançester Junajtid, që praktikisht kishin hipotekuar kualifikimin që në sfidën e parë. Ndërkohë, Jang Bojz eliminoi Bajer Leverkusen duke e mundur në fushën e vet ekipin gjerman, kurse Slavia Pragë bëri surprizën duke eliminuar Leisterin, pasi e mundi këtë të fundit në Angli me shifrat 2-0.

Ndeshjet

Milan-Crvena Zvezda 1-1 (2-2)
8’ (p) Kesi / 24′ El Fardu Ben

Roma-Braga 3-1 (2-0)
24′ Xheko, 75′ Perez, 90’+1′ Majoral / 88′ (ag) Kristante

Bajer Leverkusen-Jang Bojz 0-2 (3-4)
48′ Siebatceu, 86′ Fasnaht

Klub Bryzh-Dinamo Kiev 0-1 (1-1)
83′ Bujalski

Dinamo Zagreb-Krasnodar 1-0 (3-2)
31′ Orsic

Leister-Slavia Pragë 0-2 (0-0)
49′ Provod, 79′ Sima

Mançester Junajtid-Real Sociedad 0-0 (4-0)

PSV-Olimpiakos 2-1 (2-4)
23′, 44′ Zahavi / 88′ Koka

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para