

Karlo Ançeloti ka mbajtur premtimin se skuadra e tij do të mundohej t’i jepte fund mallkimit që zgjaste prej 21 vitesh. Evertoni nuk shijonte një titore në fushën e Liverpulit që nga viti 1999, një seri që ka marrë fund sot me suksesin 2-0 në “Anfield’ që dekretoi edhe sfidën e katërt radhazi që të kuqtë humbnin në shtëpinë e tyre, pas thuajse 4 viteve pa njohur disfatë.
Skuadra e Ançelotit gjeti shpejt golin e avantazhit me anë të Riçarlison dhe për të pastaj u bë më e thjeshttë gjithçka, duke mbrojtur me rregull pa lënë hapësira për sulmin e rrezikshëm të të kuqve. Në rastet ku Salah apo Firmino shfaqeshin para portës, Pikford u tregua në lartësinë e duhur dhe ndihmoi që të ruante rrjetën e paprekur deri në fundin e sfidës kur penalltia e Sigurdson i vuri vulën fatit të ndeshjes.
Tani Evertoni arrin Liverpulin në kutën e 40 pikëvë në kampionat, me një ndeshje më pak të luajtur se skuadra e Klop dhe me shanse reale që si rrallëherë të mbyllë edicionin duke qenë sipër rivalëve historikë në klasifikim, mundësisht në zonën e Ligës së Kampioneve. /vipsport.al/
more recommended stories
Juventusi humb pjesët në javën vendimtare, një titullar zyrtarizohet me COVID-19
Nuk kanë fund telashet për Juventusin..
VIDEO / Everton i Ançelotit është përsëri i katërti, edhe Murinjo ka përsëri shpresa për Champions
Ndërsa kriza e skuadrave tradicionale që.
Shuplakë e rëndë për Realin dhe Barçën, duhet t’i kthejnë miliona euro shtetit spanjoll
Gjykata e Drejtësisë në Europë i.
Te Reali provojnë gjithçka për Ramos, Perez përgatit një tjetër alternativë
Serxho Ramos është në skadencë kontrate.
Leave a Comment