

Fundjava e sulmit kuqezi në Europë ka vazhduar me gola të tjerë për lojtarët që janë në planet e trajnerit Edi Reja për ndeshjet e muajit mars. Pas Sokol Çikalleshit, Myrto Uzunit dhe Armando Brojës, radhën e kishte një nga të preferuarit e trajnerit, Rei Manaj. Ky i fundit ka kontribuuar me dy gola në suksesin e thëllë 6-0 të Barcelonës B, e cila e sheh veten përsëri në garë për ngjtijen në La Liga 2.
Në fillim të edicionit, Barcelona hoqi dorë nga plani për t’u ngjitur një kategori më lart, pasi të gjithë talentet e akademisë kaluan te ekipi i parë ose u huazuan në klube të tjera. Manaj mbeti pjesë e ekipit meqë nuk u gjet një blerës për sulmuesin shqiptar me shifrat që kërkonin katalanasit. Por ekipi po bën mirë, ndoshta edhe më mirë se në edicionin e kaluar dhe tani e sheh veten plotësisht në garë për ngjitjen një nivel më lart.
Kjo është padyshim edhe meritë e Manajt, i cili po shënon me rregullsi të admirueshme dhe po e shtyn këtë ekip drejt vendeve në play-off për ngjitjen. Sot, përballë Hospitalet, Manaj shënoi dy gola në suksesin e thellë 6-0. Ai realizoi golin e parë të sifdës me një gjuajtje me kokë, e pastaj atë të 3-0 me një penallti në fundin e pjesës së parë.
Kjo fitore çon Barcelonën B në vendin e tretë, në grupin e skuadarve që tentojnë ngjitjen më lart, por sigurisht ishte e rëndësishme për Manajn, i cili tregoi se po bën atë për të cilën Barcelona e kishte kontraktuar një vit më parë. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment