

Real Madrid ka bërë sot detyrën ndaj Real Vajadolid, për të hapur plotësisht garën për titull në La Liga. Skuadra e Zinedin Zidan, ka marrë mes mungesash e vuajtjesh tre pikët që i nevojiteshin, për të afruar edhe më shumë kreun që tashmë nuk duket i pakapshëm si disa javë më parë.
Reali vuajti në fillimin e ndeshjes dhe Kurtua u desh të bënte disa pritje për të mbajtur në lojë skuadrën e tij në këtë duel. Tentativat e madrilenëve nga sulmuesit ishin të pakta pasi emrat e sulmit nuk ishin në ditën më të mirë. Ndaj për të zgjidhur telashet e Zidan, në mungesë të Serxhio Ramos, ishte Kasemiro ai që dhuroi goditjen vendimtare. Braziliani shënoi me kokë në gjysmën e pjesës së dytë pas një harkimi të Kros dhe kaq mjaftoi për madrilenët, të cilët më pas u mbrojtën me rregull dhe morën tre pikët që u nevojiteshin shumë sidomos për qetësinë para një dueli të vështirë në Ligën e Kampioneve.
Tani Reali sheh Atletikon vetëm 3 pikë para, ndërsa ka krijuar për momentin një distancë sigurie prej 6 pikësh ndaj Barcelonës, që duhet të rikuperojë dy ndeshje. /vipsport.al/
more recommended stories
Juventusi humb pjesët në javën vendimtare, një titullar zyrtarizohet me COVID-19
Nuk kanë fund telashet për Juventusin..
VIDEO / Everton i Ançelotit është përsëri i katërti, edhe Murinjo ka përsëri shpresa për Champions
Ndërsa kriza e skuadrave tradicionale që.
Shuplakë e rëndë për Realin dhe Barçën, duhet t’i kthejnë miliona euro shtetit spanjoll
Gjykata e Drejtësisë në Europë i.
Te Reali provojnë gjithçka për Ramos, Perez përgatit një tjetër alternativë
Serxho Ramos është në skadencë kontrate.
Leave a Comment