

Florian Marku ka lënë pas zhgënijimin për barazimin në ndeshjen e kaluar, duke iu kthyer fitoreve bindëse në ringun profesionist. Boksieri shqiptar ka çuar në 8 fitore e një barazim rekordin e tij në arenën profesioniste, pasi ka mundur sot me KO teknik britanikun Rajan Çarlton, i cili ashtu si Marku vinte i pamposhtur në takimin e sotëm.
Që në ruandin e parë Marku diktoi ritmin e tij duke lodhur kundërshtarin e duke e goditur herë pas here, pa rrezikuar shumë përballë britanikut. Ai arriti ta trondiste këtë të fundit e ta gjunjëzonte në raundin e katert, ndërsa në të 6-tin bëri një gabim duke e lejuar rivalin e tij të bënte të njëjtën gjë. Por në raundin e 8, pas një goditje të fortë në trup e më pas në kokë, stafi i britanikut vensosi që të ndërpriste takimin duke hedhur peshqirin pasi boksieri nuk mund të qëndronte më në këmbë.
Një KO teknik që e kthen Markun në rrugën e duhur dhe që e ndihmon të vazhdojë të ngjitë shkallët në renditjen e përgjithshme për peshën velter ku garon boksieri shqiptar. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment