VIDEO/ Kombëtarja e U19 pëson humbje nga U18, trajneri Cungu ndëshkohet në ndeshjen debutuese

Kombëtarja U19 ka mbyllur grumbullimin prej tre ditësh, teksa ka zhvilluar edhe një miqësore me ekipin kombëtar U18 të trajnerit Ardi Behari. Skuadra që drejtohet tashmë nga trajneri Armando Cungu, është mposhtur me rezultatin 1-0.

Në këtë takim janë aktivizuar shumë futbollistë, teksa synimi kryesor ishte evidentimi i talenteve. Në formacionin e 19-vjeçarëve u rreshtuan në formacion Kaçaj, Smajli, Paloka, Shani, Musaj, Stafa, Kuka, Cahani, Gjumsi, Mema dhe Nikaj.

Gjatë këtij testi u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë sfidë nga të dyja ekipet, ndërsa kjo sfidë u ndoq edhe nga specialistët e sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF si dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave U15, U17 dhe U21. /VipSport.al/