VIDEO / Java e roveshatave, edhe Alli shënon në Europë dhe kualifikon Totenhemin

Duket se kjo është java e roveshatave në arenën ndërkombëtare. Pas golit të shkëlqyer të Olivier Zhiru në Ligën e Kamopioneve, ka ardhur edhe përgjigja e Dele Alli te Totenhem në Ligën e Europës, duke ndihmuar skiuadrën e tij të kalonte pa shumë telashe turin.

Në sfidën përballë austriakëve të Volfsberger të cilët i kishte mundur në transfertë 4-1, ishte pikërisht goditja me roveshatë e mesfushorit anglez që hapi serinë e golave për skuadrën e Murinjos që dominoi pa probleme duelin. Më pas, Alli dha asistin për golin e dytë të shënuar nga Karlos Vinicius dhe të tretin e realizuar nga Bejl, i cili pas kritikave duket se ka gjetur pak “urinë” për të bërë mire edhe me londinezët. Goli i dytë personal i Karlos Vinicius i vuri vulën fitores 4-0 që bëri Totenhemin skuadrën e parë që kualifikohej mes 16 më të mirave të turneut.

Murinjo ka vendosur që në Ligën e Europës t’u japë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak pikërisht si Alli e Bejl, të cilët po shfaqen mire në këtë turne e po vënë seriozisht në dyshim zgjedhjet e teknikut për kampionatin ku ata kanë qenë shpesh jashtë. /vipsport.al/