Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Izmir Smajlaj fluturon përsëri drejt nje medalje, shpallet kampion Ballkani

Izmir Smajlaj vazhdon të dhurojë rezultate mbresëlënëse në arenën ndërkomëbtare, duke fituar medalje të rëndësishme e duke u konfirmuar si një nga atletët më të spikatur në disiplinën e kërcimit së gjati.

Atleti shqiptar sot ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme, pasi ka arritur të bëjë të vetën medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që u zhvillua në Stamboll. Ai ka treguar pretendimet e tij që në start dhe në kërcimin e dytë ka realizuar provën 7,91 metra që e vendosi të parin në renditje dhe e bëri të pakalueshëm nga të gjithë rivalët e tjerë në garë deri në fundin e saj.

Medalja e artë në Kampionatin Ballkanik është një sinajl i qartë për pretendimet e Smajlajt në turneun e radhës i cili është më prestigjioz, pasi bëhet fjalë për Kampionatin Europian të Atletikës në salla të mbyllura e ku ai dëshiron të përsëritë veten dhe të fitojë një tjetër medalje për ngjyrat kuqezi. /vipsport.al/