VIDEO / I kuq i tepruar, kthehen polemikat për gabimet e gjyqtarëve në favor të Realit në Champions

Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe Real Madrid ka kthyer polemikat për favoret e arbitrave ndaj Real Madrid edhe në Europë. Tifozët kanë shpëthyer në rrjetet sociale pasi gjyqtari gjerman Shtiler i tregoi të kuqin Remo Frojler për një ndërhyrje ndaj Mendi i cili ishte nisur i vetëm drejt portës që në minutat e parë të sfidës, duke lënë italianët me 10 futbollistë.

Për shumëkënd, ishte gabim i qartë i gjyqtarit, pasi nuk bëhej fjalë për rast të mirëfilltë goli, sepse topi po nisej drejt krahut dhe ekzistonte mundësia që ta arrinin mbrojtës të tjerë.

Një hipotezë që është mbështetur dhe nga ish-gjyqtari ndërkombëtar Anduhar Oliver i cili punon tashmë si opinionist gjykimi për “Marca”.

“Ai i kuq nënkupton se rrëzon Mendi në një rast të qartë për gol. Mua më duket i teprurar. Lojtari i Real Madrid nuk kishte nën kontroll topin dhe kartoni i verdhë do të kishte qenë vendimi i duhur”, tha ish-gjyqtari ndërkombëtar.

Për tifozët ishte i pashpjegueshëm në vetvete jo vetëm vendimi i gjyqtarit, por edhe fakti se VAR nuk ndërhyu për ta korrigjuar apo qoftë edhe për ta sinjalizuar që të rishikonte aksionin. /vipsport.al/