Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Hakmarrja e Lukakut dhe festa duke tallur Ibrahimoviç: Ta thashë!

Interi asfalton Milanin dhe ai që ka festuar më shumë nga të gjithë sot ka qenë padyshim Romelu Lukaku. Sulmuesi i zikaltërve la shenjën e tij në këtë sfidë, duke shënuar një gol të rëndë që mbylli sfidën me shifrat 3-0, e që la pak vend për diskutim sa i përket duelit në distancë që ai kishte me Zlatan Ibrahimoviç. Pas përplasjes mes dy lojtarëve në derbin e Kupës, belgu dha përgjigjen më të mirë, duke shënuar sot para syve të suedezit një gol që me shumë mundësi u hoqi kuqezinjve shpresat për titullin kampion.

Edhe festa e golit të tij, dukej qartësisht që i drejtohej rivalit me të cilin ishte përplasur pak javë më parë në mënyrë publike gjatë ndeshjes. “Unë, unë! Ta kam thënë!”, ishte fraza që u dëgjua të ulëritej nga sulmuesi belg teksa priste shokët që shkonin ta përqafonin pas këtij goli që vulosi derbin.

Për më tepër, sot belgu hyri në historinë e derbit, pasi u bë futbollisti i parë i cili arrin të shënojë në 5 sfida radhazi mes dy skuadrave. /vipsport.al/