Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Guardiola nuk fal as nxënësin e tij, e mund për 2 minuta e vret kampionatin

Mançester Siti sot ka marrë tri pikët e radhës për të vazhduar marshimin i pandalur në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e Pep Guardiolës ka mundur Arsenalin e “nxënësit” të tij. Mikel Arteta, duke u shkëputur 10 pikë nga Leisteri ndjekës që mban aktualisht vendin e dytë dhe është kthyer në rivalin kryesor.

Sitit iu desh një gol i shpejtë i Rahem Sterling, i cili shënoi që në minutën e dytë të sfidës, për të kaluar skuadrën në avantazh dhe që nga aty e gjithë ndeshja foli për “qytetarët”. Mbrojtja u tregua shumë e sigurt dhe sulmi krijoi, por si rrallëherë shpërdoroi shumë mundësi para porte. Por fitorja nuk u vu asnjëherë në diskutim në këtë sfidë dhe Mançester Siti doli nga kjo ndeshje me pikë të plota, duke regjistruar fitoren e 18 radhazi në të gjitha kompeticionet.

Sulmi më i mire në kampionat me 50 gola dhe mbrojtja më e mirë e kampionatit me vetëm 15 të pësuar, për skuadrën e Guardiolës të gjithë janë të sigurt se do ta mbyllë kampionatin duke ngritur lart trofeun. Tani mbetet të shihet vetëm se çfarë do të bëjë në turnetë e tjerë në të cilët merr pjesë. /vipsport.al/