

Erling Haland nuk shënon vetëm në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi norvegjez vazhdon të tregojë talentin e tij me fanellën e Borusia Dortmund edhe në Bundesligë, ku sot me dy golat e tij ka qenë protagonist i fitores 4-0 të skuadrës së tij në derbin e Ruhrit ndaj Shalkes.
Sigurisht luhej përballë një skuadre që noton në fundin e klasifikimit dhe po kalon një nga periudhat më të vështira të dekadave të fundit. Ndeshja filoi nën shenjën e Sanço, i cili me një gjuajtje në kufirin e zonës i dha avantazhin skuadrës së tij. Pak minuta më vonë, anglezi dha një asit perfekt për Haland i cili dhuroi një goditje magjike fluturimthi, duke dërguar topin në rrjetë.
Një gol spektakolar i cili brenda pak minutash bëri xhiron e rrjeteve sociale, një provë e talentit të jashtëzakonshëm të sulmuesit norvegjez i cili është kthyer në një makineri të mirëfilltë golash e shënon në çdo mënyrë.
Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Guerreiro shënoi golin e tretë dhe në minutën e 79-të, Haland i vendosi vulën e tij përfundimtare fitores duke plotësuar dygolëshin për rezultatain 4-0 ndaj Shalkes në një nga ndeshjet që ndjehen më shumë nga tifozeritë në futbollin gjerman. Fitorja kthen në rrugën e duhur Borusian e cila është në kërkim të kthimit në katërshen e parë në kampionat, pasi e ka humbur vendin gjatë filimit të 2021, ku ka pasur shumë luhatje në paraqitjet e saj. /vipsport.al/
more recommended stories
Juventusi humb pjesët në javën vendimtare, një titullar zyrtarizohet me COVID-19
Nuk kanë fund telashet për Juventusin..
VIDEO / Everton i Ançelotit është përsëri i katërti, edhe Murinjo ka përsëri shpresa për Champions
Ndërsa kriza e skuadrave tradicionale që.
Shuplakë e rëndë për Realin dhe Barçën, duhet t’i kthejnë miliona euro shtetit spanjoll
Gjykata e Drejtësisë në Europë i.
Te Reali provojnë gjithçka për Ramos, Perez përgatit një tjetër alternativë
Serxho Ramos është në skadencë kontrate.
Leave a Comment