

Juventusi u është kthyer fitoreve, duke siguruar sot tre pikë të thjeshta përballë Krotones, edhe pse ishte në emergjencë të plotë për shkak të mungesave të shumta si pasojë e dëmtimeve e pezullimeve. Pas humbjes ndaj Napolit dhe asaj në Ligën e Kampioneve, skuadra kishte nevojë për një sinjal dhe ai erdhi sot me këtë sukses 3-0 që e ngjiti përsëri në vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A.
Protagonist i mbrëmjes ishte Kristiano Ronaldo, i cili shënoui dy gola në pjesën e parë të ndeshjes, por edhe gaboi në mënyrë të pabesueshme dy të tjerë me portën e boshatisur, duke treguar se nuk ka atë saktësinë e zakonshme dhe nuk është në formën më të mirë të mundshme.
MekKeni në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë e më pas për Juventusin u bë thjesht çështje administrimi të minutave duke menduar për sfidat e radhës në kampionat. Dygolëshi i sotëm thelloi edhe më shumë rekordin e Ronaldos, që arriti të shënonte ndaj të vetmes skuadër me të cilën ishte ndeshur në Serinë A të cilës nuk i kishte realizuar gol deri tani. Ndërsa dy golat i mundësuan që të kalonte përsëri Lukakun në renditjen e golashënuesve më të mirë në kampionat, me 18 rrjeta të tundura kundrejt 17 të belgut të Interit. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment