Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Fitore për Champions. Atalanta mund Napolin, Gjimshiti jep asist

Skuadra e Atalantës ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve, pasi ka mundur një rival direkt për këto pozicione si Napoli. Skuadra e Gasperinit triumfoi me rezultatin 4-2 në një ndeshje spektakolare, ku protagonist u bë edhe Berat Gjimshiti.

Pas një pjese të parë pa gola, ku episodi më i veçantë për t’u kujtuar ishte kartoni i kuq i trajnerit Gasperini, pjesa e dytë ishte ajo që dhuroi spektaklin pasi nisi me furinë e bergamaskëve. Zapata u barazua shpejt nga Zielinski, por më pas Gosens e Muriel çuan shifrat në 3-1 brenda pak minutash. Autogoli i Gosens bëri që napolitanëve t’u ngjalleshin shpresat, por Romero shënoi të katërtin falë një asisti të Gjimshitit, për golin që vulosi suksesin 4-2.

Fitorja çon Atalantën në vendin e katërt në renditjen e Serisë A, me pikë të barabarta me dy skuadrat e qytetit të Romës, por për momentin duket më në formë se ata. Ndërsa Napoli ka humbur pikë të rënda ndaj një rivali direkt për vendin në Ligën e Kampioneve, duke theksuar edhe më shumë krizën e kësaj skuiadre që ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit. /vipsport.al/