VIDEO / FIFA duhet ta vendosë në listë, goli i vitit shënohet te klubi më i vjetër në botë

Çcdo vit, FIFA organizon sonadazhin për golin evitit, “Çmimin Pushkash”, që vlerëson realizimin më spektakolar apo më të veçantë gjatë një viti kalendarik. Për vitin 2021, sido që të jenë golat e tjerë, FIFA duhet medoemos që të futë në listën e alternativave atë të shënuar sot nga klubi më i vjetër në botë.

Nots Kaunti, klubi më i vjetër i historisë së futbollit, krijimi i të cilit daton në vitin 1862, aktualisht gjendet në kategorinë e pestë angleze, ku sigurisht nuk ka një ndjekje aq të gjerë. Por sfida e sotme ndaj Oksford Siti  e mbyllur 3-1 ka pushtuar rrjetet sociale, pasi aty është shënuar një gol i rrallë.

Kur rezultati ishte 1-1, Elisha Sam pa një top të harkohej drejt tij por pa patur kohën të kthehej, vendosi të godiste fluturimthi me thembër, duke gjetur katërkëndorin e mposhtur portierin që sigurisht nuk e priste një tentativë të tillë. Rezultati ishte spektakolar, aq sa edhe komentatori i ndeshjes dëgjohet duke thënë se që tani ky është një nga pretendentët për Çmimin Pushkash. /vipsport.al/