Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Dygolësh me kokë, Çikalleshi largon skuadrën e tij nga zona e ftohtë

Afrojnë ndeshjet e marsit të përfaqësueses dhe si zakonisht, ky është momenti kur Sokol Çikalleshi fillon e tregon më së miri formën që ka dhe se sa vendimtar mund të jetë në klubin përkatës, por edhe në përfaqësuesen shqiptare. Sulmuesi sot ka qenë protagonist i fitores së rëndësishmr të Koniaspor në fushën e Yeni Malatiasporit.

Çikalleshi shkonte në këtë sfidë të radhës me skuadrën e tij me peshën e rëndë të kritikave pasi nuk kishte gjetur me rregullsi rrjetën, duke shënuar vetëm një here në këto javë me skuadrën e Koniaspor. Por sot, ai ka goditur atëherë kur skuadrës i duhej më shumë. Ekipi i tij ishte në disavantazh 2-1 përballë vendasve në transfertë dhe rrezikonte që të përfshihej përsëri në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Por në minutën e 80, pas një harkimi nga e majta, Çikalleshi me kokë devijoi skatësisht topin në portë duke barazuar shifrat. Vetëm 4 minuta më vonë erdhi edhe goli i 3-2 përfundimtare, po me kokë, pas një goditje nga këndi, të finalizuar me “dhunë” nga sulmuesi kuqezi i cili i siguroi tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij për të qëndruar në mesin e tabelës së klasifkimit. /vipsport.al/