

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi Skënderbeun me rezultatin 1-0. Ballshiotët i nderoi goli i sulmuesit Antoni Bej që realizoi me anë të një penalltie, në fraksionin e dytë të lojës.
Korçarët u munduan të bënin diçka më shumë në këtë transfertë, megjithatë në fund, pikët shkuan për të besuarit e trajnerit Veljko Dovedan.
Pas këtij rezultati, mallakastriotët janë në vendin e tetë me 18 pikë ndërsa krijojnë një distancë prej katër pikësh me dy të fundit, Apoloninë dhe Skënderbeun. Juglindorët rrezikojnë shumë tashmë, teksa janë me 13 pikë në fund të tabelës. /VipSport.al/
Bylis-Skënderbeu 1-0
Formacionet zyrtare:
Bylis: Qirko, Hadroj, Preka, Stojanoviç, Ndreca, Nebihi,
Ujka, Lorran, Antoni, Qardaku, Kojiç
Trajner: Veljko Dovedan
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Vitija, Zguro,
Berisha, Taipi, Dumfur, Dovuna, Zhan Viktor, Mensah
Trajner: Migen Memelli
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment