VIDEO / Barcelona beson te La Liga. Dembele dhe Mesi heqin qafe një rival

Barcelona tashmë beson se mund të kthehet në garë për La Liga dhe e ka treguar sot me një paraqitje bindëse përballë Seviljes. Një fitore 2-0 e skuadrës së Kuman që lë pak vend për interpretim, sidomos duke parë formën e Lionel Mesit i cili ishte protagonist i duelit me asist e pastaj me golin që i vuri vulën ndeshjes.

Barcelona e nisi takimin me një gol të shpejtë të shënuar nga Dembele, i cili u gjet me një saktësi mbresëlënëse nga Mesi që i krijoi mundësinë që të çonte topin në rrjetë. Më pas, katalanasit u shfaqen shumë të organizuar në sulm dhe në mbrojtje, me një paraqitje që ishte shumë më ndryshe nga ato të kaluarat ku skuadra ka lënë për të dëshiruar e ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

Sevilja u mundua të reagonte, por Barcelona menazhoi gjithçka mirë dhe në minutën e 85 shënoi golin e dytë me anë të Mesit, i cili kurorëzoi një tjetër paraqitje mbresëlënëse. Ai po tregon se pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e tij, po mundohet që të mbyllë këtë sezon me katalanasit në majë. Tani Barcelona është e dyta me 2 pikë diferencë nga Atletiko kryesues, ndërsa Sevilja mbetet shumë larg dhe duket e përjashtuar nga lufta për titull. /vipsport.al/