

Bajern Mynih duket se nuk ka kaluar ende pasojat e festës për trofeun e 6-të të sezonit të kaluar, Botërorin e Klubeve, pasi bavarezët nuk po arrijnë të shfaqin lojën e tyre që pas kthimit nga Katari, edhe për shka të përgjysmimit nga mungesat si pasojë e dëmtimeve dhe COVID-19. Fillimisht erdhi barazimi me Arminia Bielefeld, e sot ka ardhur edhe një humbje përballë skuadrës që për momentin është më në formë në Gjermani, Eintraht Frakfurt.
Kjo e fundit diktoi ritmin e saj që nga minuta e parë në të fundit në ndeshje duke shënuar shpejt dy gola me anë të Kamada e Junes, për të mbyllur pjesën e parë me avantazh të dyfishtë. Levandovski shkurtoi diferëncën e golave pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë por Bajerni nuk dukej në gjendje që të reagonte në këtë duel dhe ato pak mundësi që kishte i shërpdoroi po me polakun. Kështu, sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Eintraht që e sheh veten të katapultuar në zonën e Ligës së Kampioneve.
Ndërsa Bajerni ka 5 pikë diferencë ndaj Lajpcigut të vendit të dytë, por me këtë të fundit që ka luajtur një ndeshje më pak e mund të ngushtojë diferencën për të rihapur plotësisht garën për titullin. /vipsport.al/
Rezultatet
Borusia Mynshengladbah-Mainz 1-2
Eintraht Frankfurt-Bajern Mynih 2-1
Këln-Shtutgart 0-1
Frajburg-Union Berlin 0-1
more recommended stories
Juventusi humb pjesët në javën vendimtare, një titullar zyrtarizohet me COVID-19
Nuk kanë fund telashet për Juventusin..
VIDEO / Everton i Ançelotit është përsëri i katërti, edhe Murinjo ka përsëri shpresa për Champions
Ndërsa kriza e skuadrave tradicionale që.
Shuplakë e rëndë për Realin dhe Barçën, duhet t’i kthejnë miliona euro shtetit spanjoll
Gjykata e Drejtësisë në Europë i.
Te Reali provojnë gjithçka për Ramos, Perez përgatit një tjetër alternativë
Serxho Ramos është në skadencë kontrate.
Leave a Comment