VIDEO / Bajerni fiton me goleadë, Lajpcigu i përgjigjet me përmbysje

Bajern Mynih u është kthyer përsëri fitoreve bindëse në Bundesligë, duke mos lëshuar më terren përballë skuadrave që e ndjekin në renditje dhe kërcënojnë dominimin e bavarezëve në kampionat. Pas dy ndeshjeve pa fitore, skuadra e Flik dha një sinjal të rëndësishëm duke mundur me shifrat 5-1 Këlnin.

Goli i shpejtë i avantazhit me Çupo-Moting ia bëri më të thjeshtë punën baverezëve që mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0 falë Levandovskit. Skhiri bëri që për disa çaste të mendohej se ndeshja mund të hapej, por përsëri Levandovski tundi rrjetën për të kthyer diferencën prej dy golash. Më pas, e kishte radhën Gnabri të shënonte dy gola radhazi brenda pak minutash, për të vulosur këtë sukses të rëndësishëm.

Por as rivali më i afërt i bavarezëve, Lajpcigu, nuk gaboi, ndonëse iu desh të djerësinte shumë dhe të siguronte fitoren vetëm në mbyllje të ndeshjes me një përmbysje ndaj Borusia Mynshengladbah. Kjo e fundit shënoi dy here me Hofman e Turam në 19 minutat e parë të sfidës. Por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e vendasve me Nkunku, Poulsen dhe në minutën e 93-të me Sorloth i cili vulosi suksesin 3-2 që mban Lajpcigun 2 pikë pas Bajernit kryesues. /vipsport.al/

REZULTATET

Bajern Mynih-Këln 5-1

Borusia Dortmund-Arminia Bielefeld 3-0

Shtutgart-Shalke 5-1

Volfsburg-Herta Berlin 2-0

RB Lajpcig-Borusia Mynshengladbah 3-0