Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Atletiko dominon por e pëson me dy gjuajtje në portë, dhuratë rivalëve për titullin

Atletiko Madrid ka qenë thuajse i pagabueshëm në pjesën e parë të sezonit, por ashtu siç pritej, edhe skuadra e Simeones duket se po ndjen lodhjen dhe në këtë periudhë po kalon krizën e zakonshme të rezultateve. Sot, ndaj Levantes, ajo ka pësuar ndeshjen e  dytë radhazi në kampionat pa fitore, duke u mundur në shtëpi e lënë pikë shumë të rëndësishme që mund t’i kushtojnë shtrenjtë në rrugën drejt trofeut që dukej thuajse i sigurt.

Atletiko edhe sot dominoi ndeshjen ndaj Levantes, por u gjend përballë portierit Kardenas i cili ishte i pakalueshëm, duke evituar golin në shumë raste. Madrilenët goditën 11 herë në kuadrat, ndaj dy gjuajtjeve që bëri ekipi kundërshtar, por ky i fundit i finalizoi me sukses duke shënuar me Morales në pjesën e parë dhe De Fruitos në fundin e sfidës, për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kryesuesve.

Kështu, Atletiko e sheh veten përsëri të shkëputur në kryesim me 55 pikë, por Reali i vendit të dytë tanime mund të ngushtojë diferencën mes ekipeve në vetëm 3 pikë nëse arrin të kalojë me sukses sfidën e kësaj jave ndaj Vajadolid. /vipsport.al/