

Bledar Devolli është përfshirë sot pa dashur në një ngjarje që e ka parë atë si protagonist në fund të ndeshjes mes Drenicës dhe Besës në kampionatin kosovar, pa qenë aspak i tillë. Një situatë absurde ku ai është akuzuar se ka tentuar të godasë një futbollist të skuadrës së Besës, por që në fakt personi në fjalë nuk ishte ai, siç e tregojnë pamjet.
“Shihni pamjet, janë të qarta, personi që shkon në qendër të fushës nuk jam unë. Unë kam qenë në fushë, por vetëm për të folur mne arbitrat sepse pavarësisht mënyrës se si gjykonë i takoj gjithmonë në fund. Shihni pamjet, personi në fjalë nuk jam unë, as që kam qenë me ato tuta. Gjatë ndeshjes kam qëndruar në tribunë se isha i dënuar”” shpjegoi Devolli për VIP Sport.
“Ne çdo analizë e fillojmë duke u thënë djemve që nuk kemi asnjë lloj pune me gjyqtarët apo kundërshtarët, e kemi me veten, unë pranoj shpesh të marr përsipër të gjitha ndëshkimet kur bëhet fjalë për gjyqtarët e kritikat ndaj tyre. Por as nuk vihet në diskutim që nuk jam përfshirë në sherr, aq më pak të kem tentuar të godas ndonjë njeri. Ne duam thjesht të bëjmë punën tone, nuk e kuptoj pse lindin ngjarje të tilla”, tha Devilli. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment