Vdekja e ish-të dashurës së Boateng, mbrojtësi hetohet se viktimës i mungon një copë veshi

Nuk kanë fund problemet për Zherom Boateng. Mbrojtësi gjerman ka përfunduar përsëri nën lupën e policisë e cila po heton shkaqet e vdekjes së Kasia Lenhardt, ish të dashurës së tij modele, që u gjet e vdekur në shtëpi. Të gjitha shenjat çojnë drejt vetëvrasjes, por mendohet se ka ardhur si pasojë e depresionit që pësoi pas ndarjes me Boateng, të cilin e ka akuzuar vazhdimisht për dhunë.

E përditshmja gjermane”Bild” tani ka zbuluar se Boateng është nën hetim pasi mendohet se para ngjarjes së kobshme, dhuna që ka ushtruar ndaj modeles ka qenë e tmerrshme. Në autopsi janë zbuluar shenja dhunë të ekzagjeruar që përfshinin këputjen e një cope të veshit të modeles.

“Hetimi është hapur më datë 10 shkurt pasi kanë mbërritur informacione të reja sa i përket hetimeve mbi vdekjen në Berlin, që mund të japin indikacione mbi një vazhdimësi. Hetimi vazhdon”, ishin fjalët e prokurores së çështjes, Ane Leiding për situatën e mbrojtësit. /vipsport.al/